E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë i ndodhi kryeministrit? Rama shfaqet ‘i tërbuar’ në Vlorë
Lajme

Çfarë i ndodhi kryeministrit? Rama shfaqet ‘i tërbuar’ në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një seri takimesh në qytetin bregdetar të Vlorë, ku është takuar me përfaqësues të pushtetit vendor dhe deputetë të zonës së jugut. Në këtë vizitë ai është shoqëruar edhe nga ministrja Erjona Ismaili.

Megjithatë, në përfundim të takimit me përfaqësuesit socialistë të jugut, kryeministri është parë në një moment që ka tërhequr vëmendjen. Pamjet e publikuara nga portali vlonjat “Disidentët” e tregojnë Ramën teksa duket i irrituar ndërsa del nga ambientet e takimit.

Në video, ai shihet duke ngritur duart dhe më pas duke i drejtuar gishtin dikujt pranë tij, pak çaste para se të hipë në automjet dhe të largohet nga vendi i takimit. Nuk është e qartë nëse kryeministri po debatonte me dikë, po jepte një porosi apo bëhej fjalë për një reagim të momentit gjatë bisedës me bashkëpunëtorët e tij.

Takimi me drejtuesit lokalë dhe deputetët e zonës ka zgjatur rreth një orë. Gjatë diskutimeve, në fokus kanë qenë projektet që po zhvillohen aktualisht në qytet, si dhe përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik.

Gjatë fjalës së tij, Rama është ndalur tek investimet publike që po realizohen në Vlorë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve qendrore dhe pushtetit vendor për të garantuar përfundimin e projekteve brenda afateve të parashikuara.

Ai ka nënvizuar se qyteti bregdetar ka marrë një vëmendje të veçantë gjatë viteve të fundit përmes investimeve në infrastrukturë, zhvillim urban dhe turizëm, duke shtuar se këto projekte ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e potencialit turistik dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe vizitorët.

Kryeministri ka kërkuar gjithashtu nga drejtuesit vendorë që për çdo projekt të ri të kërkojnë bashkëpunimin e ministrive përkatëse, në mënyrë që procedurat dhe zbatimi i investimeve të përshpejtohen.

Në prag të sezonit veror, Rama ka theksuar edhe nevojën për masa konkrete që lidhen me menaxhimin e hapësirave publike, përmirësimin e shërbimeve dhe garantimin e standardeve për turistët që pritet të vizitojnë Vlorën dhe zonat përreth gjatë muajve të verës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.