E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë ndodhi? Beniada Nishani hedh në gjyq RTSH-në
Lajme

Çfarë ndodhi? Beniada Nishani hedh në gjyq RTSH-në

“Nuk më paguan për 5-6 muaj”

Ish-finalistja e Big Brother VIP Albania, Beniada Nishani, ka folur për herë të parë publikisht për një mosmarrëveshje që lidhet me pagesat gjatë angazhimit të saj në RTSH.

Në një intervistë në emisionin Goca dhe Gra, Nishani tregoi se ka kaluar një periudhë vështirësish financiare dhe se çështjen ka vendosur ta ndjekë përmes rrugës ligjore.

“Përpara një mosmarrëveshjeje ose një padrejtësie, unë preferoj t’i lë gjërat në duar të ligjit”, u shpreh ajo, duke theksuar se më parë kishte zgjedhur të mos e bënte publike situatën.

Sipas Nishanit, problematika lidhet me disa pagesa që kanë qenë të paplota ose të vonuara. Ajo bëri të ditur se një pjesë e pagesave janë kryer, ndërsa disa të tjera mbeten ende të papaguara.

Moderatorja shtoi se, ndonëse disa figura të tjera të televizionit kanë reaguar publikisht për situata të ngjashme, ajo preferoi të ruante rezervë gjatë kohës që ishte ende në marrëdhënie pune.

“Asokohe isha në punë dhe thashë: kam një kontratë dhe nuk ka nevojë të flas për një situatë që nuk e di si do të përfundojë”, deklaroi Nishani.

Ajo bëri me dije se avokati i saj po ndjek çështjen, ndërsa situata me pagesat ka mbetur e paqartë prej rreth pesë deri në gjashtë muajsh. Nishani u shpreh se beson që gjithçka do të zgjidhet përmes rrugës ligjore.

Kjo është hera e parë që Beniada Nishani flet hapur në media për këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.