E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë nuk tha Altin Dumani në intervistën e tij të parë?
Lajme

Çfarë nuk tha Altin Dumani në intervistën e tij të parë?

Naim Noka

Në intervistën e tij të parë televizive, Altin Dumani, kreu i SPAK, synoi të mbrojë institucionin nga akuzat për agjenda politike dhe të prezantojë progresin në ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. Me emocione dhe mungesa e qartësisë në të shprehur u vunë re gjerësisht dhe u kritikuan në rrjetet sociale, ku komentuesit e quajtën madje “analfabet”. Por përtej retorikës dhe interpretimeve, ajo që mbeti pa thënë – dhe që shqiptarët presin – është një përgjigje e qartë: Pse Edi Rama dhe Erion Veliaj, dy figura kyçe të pushtetit në Shqipëri, mbeten të paprekshëm nga hetimet?

Dumani deklaroi se SPAK vepron mbi bazën e provave dhe jo sipas një grafiku politik. Por kjo nuk i përgjigjet pyetjes që shqetëson publikun: A ka SPAK guxim të përballet me “peshqit e mëdhenj”? Provat janë aty – skandale si ai i inceneratorëve, ku miliona euro janë abuzuar për projekte që ekzistojnë vetëm në letra, janë ndër më të skandalozet që kanë ndodhur ndonjëherë .

Në pesë vite ekzistencë, drejtësia e re ka goditur figura të nivelit të mesëm ose të ulët dhe disa kryetarë bashkish. Ndërkohë, zyrtarë të lartë si Rama dhe Veliaj mbeten të paprekur. E shumta, janë ngritur akuza ndaj politikanëve të opozitës, si Berisha, Meta dhe Mediu – individë që nuk janë në pushtet dhe prej vitesh kanë çelësat e kashtës. Vetëm disa muaj para zgjedhjeve opozita thuajse është nën akuzë ndërsa abuzuesit me  qindra milionë euro na japim këshilla për sportin dhe  pyllin  orbital imagjinar.

SPAK dhe “provat” e munguara

Në intervistën e tij, Dumani justifikoi SPAK-un duke përmendur vështirësitë fillestare: një staf të vogël, trashëgiminë e dosjeve të komplikuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe nevojën për kohë për të ndërtuar një strukturë funksionale. Këto janë të kuptueshme, por nuk shpjegojnë mungesën e hetimeve ndaj skandaleve madhore që përfshijnë Ramën dhe Veliajn, si:

•Afera e inceneratorëve: Një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit, që ka çuar në hetimin dhe arrestimin e disa zyrtarëve të rangut të ulët dhe të mesëm, por që ka lënë jashtë përfshirjes së drejtpërdrejtë të Ramës dhe Veliajt. Veliaj madje ironizon duke i quajtur prokurorët “kolegë të tij”.

•Rasti i Ardit Gjoklajt në Sharrë: Një tragjedi që ekspozon lidhjet e bashkisë së Tiranës me interesa private, ku drejtësia vazhdon të heshtë.

•Projektet e mëdha urbane: Nga betonizimi i Tiranës deri te ndërtimet e luksit, që shpesh lidhen me oligarkë të afërt me pushtetin.

.Dosja “McGonigal”: Çfarë po ndodh me hetimet dhe a ka pasur shkëmbime me SHBA për rolin e Kryeministrit Rama?

.Dosja “Xibraka”: A po hetohet çështja dhe vëllai i Kryeministrit për përfshirje në këtë skandal?

.Fondet IPARD: Pse po zgjaten hetimet dhe a ka procedim ndaj ish-ministres Frida Krifca?

.Pronat e ushtrisë: A po hetohet ish-ministrja Olta Xhaçka dhe pse kaq shumë vonesa?

.Kryeministri dhe hetimet: A i është kërkuar të merret në pyetje dhe a ka refuzuar?

.Kallëzime kundër Berishës: Çfarë po ndodh me denoncimet nga Aishe Haklaj dhe Izet Haxhia?

.Gërdeci: A po hetohet Shkëlzen Berisha për rolin e tij në tragjedinë e Gërdecit?

.Vrasja e Artan Santos: Çfarë zhvillimesh ka në hetimin për vrasjen e bankierit të njohur?

.“21 Janari”: Pse SPAK nuk e hetoi fillimisht këtë çështje dhe u imponua nga Gjykata?

.Dy standardet e SPAK-ut: Pse disa të dyshuar mbahen në burg dhe të tjerë në liri?

Këto çështje ngrejnë dyshime të mëdha mbi integritetin dhe transparencën e drejtësisë në Shqipëri.

Nuk do apo nuk ka  guxim?!

Në vend që të përballet me këto figura, SPAK duket se godet ata që janë politikisht të konsumuar ose të lehtë për t’u sakrifikuar. Për Ramën dhe Veliajn, heshtja mbetet politika e zakonshme. Kjo heshtje, në një kohë kur abuzimet e pushtetit janë të dukshme, ka pasoja të rënda për besimin e publikut te drejtësia.

Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për abuzime prej miliona eurosh me taksat e qytetarëve janë aty, duke dëshmuar sesi korrupsioni ka përfshirë çdo nivel të administratës publike. Tani, zyrtarët më të vegjël ngurrojnë të firmosin pa përfitime të drejtpërdrejta, nga frika e SPAK-ut. Por kjo nuk mjafton – problemi i vërtetë është te shefat që ndajnë llokmat më të mëdha.

Dumani këmbënguli se SPAK është i pavarur, por të gjithë e dinë që pavarësia nuk buron vetëm nga Kushtetuta dhe ligji. Ajo varet nga morali dhe guximi institucional për të vepruar ndaj atyre që ndodhen në majat e pushtetit.

Një pyetje që kërkon përgjigje

Reforma në drejtësi ishte shpresa e fundit për shqiptarët që kërkojnë drejtësi të vërtetë. Por nëse SPAK nuk guxon të prekë ata që kanë përqendruar pushtetin politik dhe ekonomik, çdo përpjekje për ndryshim do të mbetet një fasadë e zbrazët.

Publiku nuk ka nevojë për fjalë të bukura apo justifikime administrative. Ajo që kërkon është një përgjigje e thjeshtë dhe e sinqertë:

Kur do të hetohen Edi Rama dhe Erion Veliaj, apo mbrojtja e tyre është pjesë e pazareve të mëdha politike?

🎤Dumani nuk pranon dhurata më shumë se 100$ sepse punon me pasion 🤣🎥

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.