E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cfarë po kurdisin “Lideri global” me Soros Junior në Dhërmi?!
Lajme

Cfarë po kurdisin “Lideri global” me Soros Junior në Dhërmi?!

Një tjetër foto e publikuar në rrjetet sociale ka trazuar ujërat politike në vend, duke sjellë sërish në vëmendje marrëdhënien e ngushtë mes Kryeministrit Edi Rama dhe trashegimtarit të perandorisë financiare Soros, Alex Soros.

Kryeministri Rama është fotografuar gjatë një darke private në jug të Shqipërisë, në Dhërmi, i ulur në një tryezë me Alex Soros. I veshur me kapele dhe bluzë sportive, kreu i qeverisë shihet duke konsumuar një pije pranë djalit të miliarderit George Soros, ndërsa restoranti “Zoe Hora” në Dhërmi shërben si sfond i këtij takimi të radhës me dyer të mbyllura.

Ajo që bie në sy është mungesa e çdo njoftimi zyrtar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë apo nga vetë Rama për këtë vizitë apo takim informal. Kjo ka nxitur reagime dhe dyshime të shumta në rrjetet sociale dhe rrethet politike mbi arsyet e kësaj vizite në bregdetin shqiptar gjatë sezonit veror.

Takimet e shpeshta private mes Ramës dhe Alex Soros nuk janë një diçka e re, pasi dy figurat kanë shfaqur shpeshherë afërsi dhe miqësi të hapur në rrjete sociale apo evente ndërkombëtare. Megjithatë, prania e djalit të filantropit amerikan në jugun e vendit rihap pyetjet se cilat janë çështjet apo projektet që po diskutojnë pas kuintave “Lideri Global” dhe Alex Soros larg syrit të publikut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.