E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cili nga bashkëpunëtorët iu mungon më shumë pas 25 vitesh?
Politikë

Cili nga bashkëpunëtorët iu mungon më shumë pas 25 vitesh?

Ish-kryeministri Berisha në një intervistë për emisionin “Fakt” ka folur për kohën e themelimit të PD-së por edhe për bashkëpunëtorët e tij.

I pyetur se cili nga bashkëpunëtorët e tij i mungon më shumë pas 25 vitesh Berisha ka thënë se i mungon më së shumti Azem Hajdari.

Ish-kryeministri tha gjithashtu se lideri i lëvizjes studentore kishte dy karalteristika që e bënin atë udhëheqës të lindur: Guximin dhe dhe instiktin e liderit.

“Më shumë nga të gjithë më mungon Azem Hajdari i cili nëse i rikthehesh që në takimin e parë me të dhe e vështron, njeriu që të bindte se është një lider i lindur ishte Azem Hajdari.

Ai kishte dy karakteristika: Guximin dhe instiktin e liderit të zhvilluar në shkallën më të paimagjinuar.. Ai përveç lëvizjes ka luajtu një rot ë jashtëzakonshëm në të fjithë procesin për përmbysjen e diktaturës.

Azemi ëhtë numri 1 i rrëzimit të bustit. I kam thënë nuk jemi opozitë,  si kalojmë përbri bustit të diktatorit. Ai ndërmori atë proces i cili coi në rrëzimin e bustit. Ai nuk doli si iniciator se ishte moment që vendi mund të shkonte në luftë civile se PD mund të përplasej me armë me partinë e punës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.