E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Civici: Aministia fiskale pa  mirëkuptim me opozitën, ligji mund të kthehet në bombë me sahat
Publik News

Civici: Aministia fiskale pa mirëkuptim me opozitën, ligji mund të kthehet në bombë me sahat

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici, duke folur për amnistinë fiskale u shpreh se ky ligj duhet të bëhet në marrëveshje me opozitën, pasi ndryshe mund të kthehet në bombë me sahat.

Duke folur në emisionin “Real Story”, Civici shtoi se nëse pas një farë kohe nuk ka rezultate formaliteti, atëherë kjo amnisti është një dështim.

“Ka edhe raste kur bëhen transformime totale dhe amnistinë totale e bën me revolucion fiskal. Kemi krijuar bindjen se në Shqipëri ka shumë para të padeklaruar brenda dhe jashtë. Ka Shqipëri informale. Duhet një vendim politik dhe është ndër vendimet më të rëndësishëm që merr një qeveri.  Pa marrëveshje me opozitën, këto bëhen një bombë me sahat. Kjo sepse opozita mund të vijë nesër në pushtet dhe bën tjetër gjë. Nëse pas një farë kohe nuk ka rezultate formaliteti, atëherë kjo amnisti është një dështim. Prandaj, duhet bërë me goditje finale dhe duhet një performancë e shkëlqyer në ligj”, është shprehur eksperti i ekonomisë Adrian Civici.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.