E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cllevio flet për Unikkatilin: Duhej të më kishte përkrahur!
Lajme

Cllevio flet për Unikkatilin: Duhej të më kishte përkrahur!

Reperi i njohur Cllevio është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas lirimit, duke u shfaqur si i ftuar në emisionin e moderatorit Meriton Mjekiqi. Në këtë dalje, ai foli hapur për kapitullin e ri në jetën e tij, për rikthimin në muzikë, si dhe për marrëdhëniet e tensionuara me disa emra të njohur të skenës së repit shqiptar.

Gjatë intervistës, Cllevio ndau detaje mbi rikthimin e tij në aktivitetin artistik dhe komentoi një nga performancat e fundit, të cilën e kishte përmbyllur me një këngë të Unikkatilit. I pyetur për këtë zgjedhje, ai dha një përgjigje me ngarkesë emocionale, duke theksuar rëndësinë e besnikërisë: “Njerëzve që i dua apo i kam dashur, mundohem t’u tregoj që jam këtu prapë për ta, edhe nëse ata nuk kanë qenë aty për mua”.

Më tej, ai u ndal te raporti me Unikkatilin, duke treguar se mes tyre ka pasur një lidhje të drejtpërdrejtë dhe se në fillim ishte pikërisht ky i fundit që e afroi pranë grupit. Megjithatë, sipas Cllevios, komunikimi mes tyre është zbehur me kalimin e kohës. Ai shtoi se “ai ka hallet e veta”, por nuk kurseu edhe shenja pakënaqësie për mungesën e mbështetjes.

Sipas reperit, kjo mungesë përkrahjeje ka qenë një pikë e ndjeshme për të: “Ai duhej të ishte më përkrahës për mua sepse unë ia kam ngritur kokën. Por, një gango ka ardhur nga Nju Jorku dhe këta nuk e mbajtën dot,” u shpreh ai, duke bërë edhe një krahasim të drejtpërdrejtë: “Po më përkrah Geti e s’po më përkrah Viktori”.

Në fund të bisedës, Cllevio theksoi qartë pozicionin e tij në skenën muzikore dhe refuzimin për të qenë nën hijen e kujtdo. Ai e mbylli me një deklaratë të fortë dhe vetëbesim të theksuar: “Unë nuk e dua refrenin. Nuk jam gango që të varem te komandanti. Unë nuk jam ushtar, unë jam gjeneral!”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.