E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çojeni në SPAK ushtrinë amerikane që s’më kapën me helikopter”
Flash

Çojeni në SPAK ushtrinë amerikane që s’më kapën me helikopter”

Rama ironizon PD: Prokuroria e Posaçme është stacioni i fundit i rrugës tuaj për pushtet

Politikë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot në Kuvend deklaratat e opozitës, sipas të cilave ushtria amerikane do ta largonte atë me helikopter, duke e krahasuar me diktatorin e Venezuelës, Nicolás Maduro.

Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Rama u shpreh se, meqë një skenar i tillë nuk ndodhi, opozita mund ta çojë në Prokurorinë e Posaçme ushtrinë amerikane. “Çojeni në SPAK, se tani që ushtria amerikane e anuloi hyrjen me helikopter në Kryeministri, SPAK është stacioni i fundit i rrugës tuaj për pushtet,” tha ai me ironi.

Rama vijoi duke hedhur poshtë akuzat dhe etiketimet e opozitës, duke theksuar se nuk ndjen nervozizëm, por durim përballë asaj që e cilësoi si retorikë të përsëritur. “Unë kam pasionin e atij që sheh sesi të gjitha kurthet në pyll janë plotë… Por për ato kurthe duhet durim. Sa më shumë më thoni ‘Ramaduro’, aq më shumë më shtoni durimin,” u shpreh kryeministri.

Në vijim të fjalës së tij, Rama ironizoi edhe mobilizimet e opozitës ndër vite, duke thënë se mbështetja e dikurshme është zbehur, ndërsa shtoi me tone sarkastike se opozita “fitoi” edhe për një arsye tjetër: “Ndalët pushtimin e Shqipërisë nga palestinezët”.

Deklaratat e Ramës vijnë në një klimë të tensionuar politike, ku akuzat, ironitë dhe përplasjet verbale mes mazhorancës dhe opozitës vijojnë të dominojnë debatin publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.