Çomangen kokës me unanimitet, kujtdo që cakton qeveria!
Klodian Tomorri
Gjykata e Apelit doli sot dhe tha që e morëm vendimin për dënimin e Salianjit unanimisht. Vetë dalja i tregon disa gjera se një gjykatë që merr vendim në përputhje me ligjin s’ka nevojë të bëjë PR për të sqaruar publikun.
Unë nuk i njoh provat dhe çeshtjen ndaj s’hyj dot në të. Ndoshta Salianji ka bërë faj me të vertetë dhe meritonte të dënohej. Por unanimiteti i Gjykates nuk na sqaron dot disa gjëra.
1-Si ka mundesi që tre gjyqtarë ishin në unanimitet për rë denuar dikë më shumë se sa kerkon prokuroria?
Zakonisht gjykatat frenojnë orekset represive të prokurorisë si filter që mbron qytetarët. Një gjykatës që dënon më shumë se prokurori ngre pikepyetje. Kur këtë e bejnë tre gjyqtarë në unanimitet, behet ai që s’thuhet kala.
2-Në cilin Kod apo ligj shqiptar ekziston termi kallezim i rremë publik? Çfarë do të thotë ai?
3-Për shembull, a quhet kallezim i rremë publik emaili që Edi Rama, Erjon Veliaj dhe Partia Socialiste i derguan Brukselit, ku informohej bota se Sali Berisha i kishte çarë barkun si dushmani dhe i kishte nxjerrë fëmijën nga barku Griseldës së Ervin Roshit të Kavajës? Po transfertat 5 mijë euroshe qe Putini i nisi Monika Kryemadhit?
4-Një pjesë e madhe e shpifjeve publike në Shqipëri vijnë nga njerezit që përrdor apo paguan qeveria. Këta hyjnë në krevatet e familjeve, u gjejnë grave dashnore, bëjnë burrat me harem dhe bizneset korporata orgjish. Ç’mendon unanimiteti për këtë?
Ky është pak unanimitet i çuditshem. Në fakt, ngjan me shumë si unitet i çeliktë.
Të perbashkuar rreth Partisë dhe t’i fusim çomangen kokés kujtdo që cakton qeveria.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



