Ç’po ndodh? Forca të shumta policie zbarkojnë te Ish-Parku (VIDEO)
Një prezencë e konsiderueshme e forcave të Policisë së Tiranës është parë pak minuta më parë në kryqëzimin e rrugëve të Ish-Parkut dhe Pallatit me Shigjeta, pranë një karburanti.
Në vendngjarje janë angazhuar efektivët e Forcës “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit Nr.2. Në video duken policët të cilët debatojnë me një qytetar, por ende nuk është bërë e qartë shkaku apo rrethanat e ngjarjes.
Pak sekonda më pas, efektivët e Forcës “Shqiponja” mbërritën me shpejtësi për të mbështetur kolegët e tyre, duke u përpjekur të largojnë qytetarin nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës, të cilët ndjekin situatën nga rruga apo nga ndërtesat përballë.
Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar për incidentin, por Policia e Tiranës pritet të japë më shumë detaje në minutat e ardhshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



