DEA e njeh Olsin e Xibrakës, në vitrinë dje e në magazinë sot

Nga Basir Çollaku/

“Xibraka e Kokainës” u dekonspirua nga policia shqiptare në nivele të larta drejtuesish. Ka shumë emra të fshehur të botës së trafikut e biznesit. Kokat e grupit nuk u arrestuan. Madje as në dosje te Krimet e Rënda nuk u përfshinë. Ministri Tahiri dhe Kryeministri Edi Rama mësuan se emri Olsi Ramës do trazonte deri në rrëzim qeverinë me kosto të lartë prangash. Ndaj dekonspirimi ndodhi me leje e ndihmë të drejtuesve të policisë.

Rikthimi në hetim

Pas daljes nga SPAK, Olsi Rama u përpoq të vakte peshën e ngjarjes për të cilën rrëfeu përballë prokurorëve. ” Kam marë makinën një personi për të shkuar dy ditë në Selanik..skam asnjë lidhje tjetër..” Pak minuta më pas Edi Rama cicëronte duke mbrojtur vëllanë për gjoja kotësinë e kallëzimit. Halle halle kjo dynja, halli halli nuk i ngjan. Kokaina ka bërë batërdinë.

E pavërteta e Olsit dhe Edit ka përballë shkresa zyrtare. TIMS të cilin Balla u përpoq ta asgjësonte ka të dhëna krejt ndryshe.

Dokumentet e TIMS-it, nuk janë dakort me Olsin lëvizjet e tij me makinën e “Xibrakës së Kokainës”

Makina AA653DM

Disa nga kalimet

Me datë 13.7.2014, ora 18.06 minuta.

Me datë 6.6.2014, ora 13.30

Me datë 8.8.2014

Me datë 11.7.2014, ora 15.45

Gentian Gjoni, Ermal Hoxha, Genc Xhixha, Ilir Hyseni janë disa nga të pandehurit. Gjermanët nisën përgjimet me Ilir Hysenin. Në Hanovër federalët po zbardhnin se si do të trafikohej kokaina nga organizata. Prokurorët e policët kur mësuan ndër të tjera se Olsi Rama ishte në këtë valle vrapuan të shpartallojnë hetimet. Krerët ikën. Episodet ku gjendej Olsi u gjymtuan dhe pezulluan. Olsian Çela dhe Edvin Komdili bënë përpjetë në karrierë pas kësaj megaqoke. Oficerët e policisë gjithashtu. Kolumbianët ekspertë droge në laborator ishin një garanci më tepër, u arrestuan dje e janë dhëndurrë shqip sot. Nëse mbi 60 orë përgjime video e foto janë zhdukur me porosi të Ramës e Tahirit në Hanovër janë përsëri e SPAK duhet ti rimarrë. Amerikanët e gjermanët donin të bënin dorëzime të kontrolluara e zbulonin rrjetin nga Kolumbia në Gjermani.

Tonelata kokainë nuk janë pak. Por në Prokurori. Policinë e Shtetit, Ministrinë e Brendshme janë fajtorët e pahetuar. Rama Edi duhet të dëshmojë. DEA e di kush është 45 vjeçari i paidentifikuar i vitit 2014 apo 55 vjeçari i sotëm rikthyer në Prokurori. E di aktorin vitrinë me hyrje e dalje në magazinë e në makinë. Një organizatë kriminale me rrezikshmëri të lartë ia doli të fshinte çdo gjë e mbetej gjoja anonime për hetimin në Shqipëri. Xhixha u ndihmua dhe u kthye në Kubë. Oficerë të lartë policie e vizituan atje dhe u hargalisën me të pas dhurimit të lirisë. Ajo dosje ka plot fajtorë të pandëshkuar në nivele të larta qeverie dhe drejtësie. Kryqëzimi informacionit me gjermanët, mundet kollaj ta bëjë vëlla Ramën të pandehur. Mafia këtë kërkon të ndalojë..që te “Xibraka”, Olsi i vitrinës mos rrëfejë mallin e magazinës..

SPAK e ka këtë patate të vluar nëpër duar.

Publikuar nga Publik Media