E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kikia: Rama i gjuajti me gurë mjekëve pasi e ka strategji komunikimi, situata nuk do të ndryshojë
Uncategorized

Kikia: Rama i gjuajti me gurë mjekëve pasi e ka strategji komunikimi, situata nuk do të ndryshojë

I ftuar në emisionin  në ‘SYRI TV’ për të diskutuar skandalin që ka ëprfshirë spitalin onkologjik në QSUT ishte gazetari, Mentor Kikia.

Kikia është shprehur se Rama nuk i foli thjeshtë mjekëve por Rama donte ti fliste dhe shqiptarëve për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo ngjarje

“Rama nuk i foli thjeshtë mjekëve por Rama donte ti fliste dhe shqiptarëve për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo ngjarje. Po të shikosh kjo është një strategji komunikimi pasi si Rama si ministrja ishin në sinkron.

Ai që shikon lajme në televizion thonë e sa mirë ja bënë maskarenjve mjekë.

Rama në atë pozicion që mbajti ju referua pozicionit të publikut dhe i gjuajti me gur mjekëve pasi kjo është më e lehtë. Shëndetësia është tërësisht e deformuar dhe ndërrimi i ministrave nuk është reformim.

Në çdo spital ka me dhjetra të tillë mjekë të cilët u zbuluan në onkologjik. Edhe mjekët me pagën qesharake që janë nuk meritojnë të paguhen aq pak.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.