E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debati për reformën, Basha kërkon mbledhjen e krerëve të grupeve, Ruçi ndërpret seancën
Politikë

Debati për reformën, Basha kërkon mbledhjen e krerëve të grupeve, Ruçi ndërpret seancën

Opozita e djathtë e udhëhequr nga kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë kërkuar mbledhjen e konferencës së kryetarëve për të diskutuar për reformën zgjedhore. Por kjo kërkesë ka gjetur kundërshtimin e drejtuesit të Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili ka kërkuar nga Basha që të mos pushtojë foltoren e Kuvendit.

Pasi Basha nuk është larguar dhe atij i janë bashkuar edhe deputetët e tjerë të PD-së, Ruçi ka vendosur që të ndërpresë seancën dhe të bëjë 5 minuta pushim.

Fjala e kreut të PD-së Lulzim Basha:

Ky biçim Parlament po degradon nga dita në ditë. Sot ke në rendin e ditës çështjen më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, çështjen e zgjedhjeve. Opozita ka depozituar kërkesën për debat, ke emrat e folësve të opozitës.

Ju vini të papërgatitur për debat për një arsye të thjeshtë; sepse ju nuk e doni debatin. Dhe ti ngre kartonat këtu për ti mbyllur gojën opozitës me kartona, por kjo nuk mund të ndodhë kurrë.

Mblidhni Konferencën e Kryetarëve tani. Opozita kërkesën e ka bërë konform rregullores. Ky parlament nuk është pronë e maxhorancës, nuk është pronë e jotja, është pronë e qytetarëve shqiptarë dhe funksionon vetëm në bazë të rregullores dhe jo kartonëve që ngre ti këtu.

Prandaj, ndërpre tani seancën, mblidh Konferencën e Kryetarëve, konstato kush ka përgjegjësinë për këtë problem. E ke mbi tavolinën tënde listën e folësve të opozitës. Eshtë njoftuar tash 4 ditë debati parlamentar për zgjedhjet. Botërisht qytetarët po i ndjekin.

Ju keni lepurin në bark, s’dini nga t’ia mbani; se nga një anë keni ngjarjen e Elbasanit, nga tjetra anë keni Rrugën e Elbasanit. Po ky është problemi juaj. Problemi i shqiptarëve është se ju vini këtu me një maxhoracnë fiktive, në aleancë me krimin, me një parlament ilegjitim.

Kjo lojë, nuk mund të vazhdojë gjatë, ndaj mblidh Konferencën e Kryetarëve. Mos ngri kartonat bosh këtu. Ose përndryshe, bëhu përgjegjës për bllokimin total të punimeve të këtij parlamenti.

Mblidh Konferencën e Kryetarëve tani!

Vendos për një afat të arsyeshëm debati. Nuk mund të shtyhet me një javë debati. Për një afat të arsyeshëm debati ne kemi propozuar orën 16:00, nëse ju duhet më shumë kohë të përgatiteni, merrni orën 18:00.

Por kjo seancë nuk mund të procedojë në shkelje totale të normave dhe rregullores të Parlamentit.

Është në rendin e ditës, s’mund ta heqësh nga rendi i ditës ti sepse ke ardhur i papërgatitur. Se kështu, i bie që për katër vite të shtysh debatin për një qëllim: t’i mbyllësh gojën opozitës.

Ne këtë nuk ta lejojmë Gramoz. Ndaj pezullo seancën, mblidh Konferencën e Kryetarëve. Mbani përgjegjësi.

Shqiptarët presin sot debatin. Dhe fakti që s’ju pëlqen, sepse këtë javë ka dalë raporti i OSBE/ODIHR-it dhe raporti i Këshillit të Europës që flet për dhunim, për shit-blerje të votës, dhe përdorimin e grupeve kriminale, fakti që ju ndodh që gjithë Shqipëria është nën terrorin e bandave, nuk ju jep kurrë të drejtën t’i mbyllni gojën opozitës.

Përkundrazi, sot, dhe jo nesër, shqiptarët meritojnë debat në këtë sallë. Ndaj ndërpre seancën, mblidh Konferencën e Kryetarëve.

Qytetarët meritojnë debatin, opozita është për të bërë debat dhe jo për të të bërë fresk ty.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.