E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë e demokrates: SPAK do të arrestojë Flamur Nokën
Lajme

Deklarata e fortë e demokrates: SPAK do të arrestojë Flamur Nokën

Balliu: Ka favorizuar familjarët kur ishte drejtor

“SPAK pritet të lëshojë urdhër arresti për Flamur Nokën”, është shprehur juristja Alesia Balliu, gjatë një interviste në një media televizive.

Balliu, e cila deri pak muaj më parë ishte pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike në Elbasan, deklaroi se sot PD drejtohet nga figura që sipas saj janë të përfshira në korrupsion dhe të shpallura non grata.

Ajo theksoi se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, mund të përballet me mund të përballet me urdhrin e arrestimit nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për shkak të banesave që, sipas saj, u janë dhënë familjarëve të tij gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e drejtorit.

Duke folur për aksionin politik të opozitës, Balliu u shpreh se Partia Demokratike ndodhet në një gjendje të dobët organizative dhe politike.

“Sot shoh një opozitë të fragmentuar, me mungesë force dhe pa kapacitet për të mbrojtur veten apo për të thënë të vërtetën. Këtë e tregojnë faktet, aksionet e dështuara dhe mbështetja e ulët publike. Edhe pse qeveria Rama është e zhytur në korrupsion, Partia Demokratike ndodhet në një gjendje letargjie politike”, u shpreh ajo.

Sipas Balliut, PD përballet aktualisht me dy problematika madhore: çështjet me drejtësinë dhe raportet me faktorin ndërkombëtar, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i cilësoi si partnerin strategjik kryesor të Shqipërisë.

“Sa i përket aksionit të Partisë Demokratike, unë shoh një opozitë të fortë, një opozitë dobët, një opozitë që ka nevojë për aleatë, dhe një opozitë që ka pamundësi për të mbrojtur veten dhe pamundësi për të operuar, për të thënë të vërtetën.

Dhe këtë tregojnë faktet, kjo është ajo që tregojnë aksionet dhe shifrat e vogla që Berisha ka tek foltorja dhe pa diskutim dhe skandalet e qeverisë Rama, korrupsioni ku është zhytyr kjo qeveri, prandaj e shoh Partia Demokratike në një gjumë letargjik. Sot Partia Demokratike ka dy probleme kryesore: problemet me drejtësinë dhe problemet me faktorët ndërkombëtarë, të cilët janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë partneri ynë kryesor.

Partia Demokratike ka në krye një e korruptuar i cili është non grata. Ka Sekretarin Flamur Noca, të cilit do ti pritet urdhëri i arrësit nga SPAK për shkak të banesave që ka dhënë vellzqërve të tij kur ka qenë drejtor në ato vite’, tha Alesia Balliu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.