E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë: Edi Rama mund të ketë takuar Epstein-in
Lajme

Deklarata e fortë: Edi Rama mund të ketë takuar Epstein-in

Konspiracionisti Alfred Cako ka folur për dosjet e Jeffrey Epstein, ku ka komentuar publikimin e dokumenteve që lidhen me financierin amerikan dhe rrethanat e vdekjes së tij.

Cako iu referua një deklarate që, sipas tij, është bërë nga një ish-agjent i FBI-së. Ai pretendoi se ish-agjenti ka deklaruar se Jeffrey Epstein ka vdekur dhe se vendndodhja e varrit të tij është e njohur, çka sipas Cakos konfirmon vdekjen e tij.

Gjatë intervistës, Cako u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama është takuar me Jeffrey Epstein.

Ndërsa duke folur për publikimin e dosjeve të Epstein, Cako paraqiti pretendimin se ato përbëjnë një “rrjetë merimange” të përdorur nga Mossad për të kapur elitën e të bardhëve.

Cako u shpreh:

“Një ish-agjent i FBI deklaroi pak ditë më parë që Jeffrey Epstein ka vdekur, i dihet dhe varri. Me natyrën që e karakterizon, nuk besoj që Rama mos ta ketë takuar Jeffrey Epstein. Dosja Epstein një rrjete merimange nga Mossad të kapi elitën e të bardhëve”, u shpreh Cako. për CNA TV.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.