Deklarata e fortë: Erion Veliaj në 11 të natës la qelinë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi dekretin e presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë dhe riktheu Erion Veliajn në krye të Bashkisë.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se gjyqtarët e Kushtetueses kanë respektuar parimet ndërkombëtare të përcaktuara nga Komisioni i Venecias, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si është trajtuar Veliaj gjatë qëndrimit në burg.
“Pavarësisht nga komentet e ndryshme që bëhen, qëndrimi im është ky: ata gjykatës që votuan kundër dekretit të presidentit Begaj dhe kundër VKM-së, respektuan parimin ndërkombëtar, të shprehur shumë qartë nga Komisioni i Venecias.
Edi Rama thotë ta nxjerrin nga burgu? Ai kishte caktuar regjimin e serial killerit në qeli – thotë Veliaj. U trajtova si vrasës serial,” deklaroi Berisha.
Berisha tha se nuk ishte i sigurt, por sot deklaroi plot bindje se sipas tij Veliaj e ka lënë qelinë 2-3 javë më parë dhe ka shkuar diku.
“Nuk dua të hyj në enigma, por e kam deklaruar se dy ose tre javë më parë, në orën 11 të natës, Veliaj e la qelinë dhe kjo është 100% e sigurt. Variantet se ku shkoi janë të ndryshme, por nuk mund të them se cili është. Ishte në Surrel apo diku tjetër, nuk e di…”, tha Berisha.
Deklarata e tij vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha fund debatit për dekretin e presidentit, duke i hapur rrugë rikthimit të Veliajt në detyrë si kryebashkiak i Tiranës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



