E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë: Ja ku ndodhet personi që fshiu serverat e 21-Janarit
Lajme

Deklarata e fortë: Ja ku ndodhet personi që fshiu serverat e 21-Janarit

Gazetari Enton Abilekaj foli për hetimet që po zhvillon SPAK për 21 Janarin, ngjarja tragjike ku mbetën të vrarë para kryeministrisë 4 protestues.

Abilekaj tha se do të jetë e vështirë të gjendet urdhëruesi i vrasjeve, pasi shumë prova janë zhdukur dhe ka kaluar një kohë e gjatë.

“Kanë kaluar 14 vjet, shumë prova janë zhdukur. Edhe audio e gjetur për urdhrin për të goditur në mish, nuk e përcakton qartë se kush janë urdhëruesit dhe kush gjuan. Vërtetë ka vendim të Gjykatës së Strasburgut se është krim shtetëror, por jo domosdoshmërisht duhet ta bënte hetimin SPAK. Gjykata e Lartë ia kaloi SPAK, me pretendimin se përfshihen zyrtarë të lartë.

Fakti që iu imponua SPAK-ut nga Gjykata e Lartë, nuk të bën shumë optimist. Të gjithë gardistët që gjuajtën pas urdhërit mund të arrestohen, por a ishin ata autorët, apo ata që dhanë urdhërin?

Ata që dhanë urdhërin, është e vështirë të merret vesh me emër dhe mbiemër, edhe për faktin se dëshmia kryesore është e Lulzim Bashës. Po kështu njeriu që fshiu serverat është në partinë e Bashës. Mendoj se dëshmia e tij është shumë e rëndësishme.

Pra ia ka dhënë Gjykata e Lartë me detyrim. Berisha vërtetë mund të merret i pandehur, por deri tani do të thirret si person në dijeni”, tha ndër të tjera Abilekaj në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.