E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklaratat e Arkitektëve si provë e asaj që po ndodh në Shqipëri
Lajme

Deklaratat e Arkitektëve si provë e asaj që po ndodh në Shqipëri

Zbukurojnë, por nuk gënjejnë

Pa e kuptuar, disa prej arkitektëve i afrohen në mënyrë të habitshme së vërtetës që ndodh në “Mekën e tyre të re” të ofruar nga Edi Rama . Ndërsa flasin me kujdes , ndërsa përpiqen të gjejnë fjalët e duhura, ata zbukurojnë pa mundur të gënjejnë .

Në fjalët e tyre del qartë se thelbi i arkitekturës së kullave të larta në Shqipëri (përveçse një mjet për pastrim parash): është një “marketing luksoz” që Rama e përdorë për të krijuar imazhin e përparimit, ndërkohë që Shqipëria shitet duke ja u rrëmbyer qytetarëve të saj.

Prsh . Chermayeff e di se rrjeti rrugor i Tiranës dhe mungesa e një sistemi funksional të transportit publik nuk mund ta përballojnë dendësinë e shtuar ndertimore që do të sjellin kullat që ai projekton.

Ai flet për “situata urbanistike që nuk do të funksionojnë” , duke thënë :

“Ata po marrin investime nga jashtë dhe po i përdorin për të financuar shtetin. Kjo është shumë, shumë e thjeshtë dhe shumë, shumë e zgjuar. Nëse e sheh në këtë mënyrë, nga njëra anë tingëllon e çmendur dhe e rrezikshme. Dhe është e çmendur dhe e rrezikshme. Urbanistikisht, nuk e dimë vërtet se çfarë do të sjellin këto 64 projekte.

Mund të thuash: ‘Hej, duhet të ndërtojmë rrugët më parë dhe ndërtesat më pas.’ Por nëse ndërtesat paguajnë për rrugët… Atëherë… Në fund të fundit, me siguri do të ketë disa gjëra të shëmtuara dhe disa situata urbanistike që nuk do të funksionojnë. Dhe shpresoj që unë të mos jem pjesë e tyre”

A nuk themi seshpresa vdes e fundit? E pra, ai “shpreson”, të mos jetë “pjesë e atyre… gjërave të shëmtuara”, apo katastrofës urbane që do të thotë dekada me infrastrukturë jofunksionale, mungesë uji 24 orë dhe pasoja të pafundme negative për shëndetin.

Ndërsa Olga Bolshanina, nga Herzog & de Meuron, studio që vendosi të “rinovojë” Pallatin e Kongreseve duke ndërtuar një kullë mbi të, shpreh gjithashtu “njëfarë frike nëse do të ketë mjaftueshëm banorë për t’i mbushur të gjitha këto kulla banimi”.

Thënë këtë Olga ngre pyetjen kush do ti financojë e kush do ti blejë këto ndërtesa?

Shkon më tutje Jeanne Gang, e cila ka projektuar një kullë vezulluese për t’u ndërtuar në mes të oazit të fundit të mbetur të Tiranës, Parkut të Liqenit Artificial, duke thënë:

“Nuk është një vend që ka aq shumë pasuri sa njerëzit thjesht duan t’i parkojnë paratë e tyre diku në arkitekturë dhe ta përdorin arkitekturën si një lloj marketingu luksoz.”

Po pra, nga dalin gjithë këto para që një vend jo i pasur ta përdor Arkitekturën “si marketing luksoz” ?!

Matteo Frangi nga studio 51N4E, firma pionere e asaj që mund të quhet shfrytëzimi arkitektonik i Shqipërisë, i afrohet disi më shumë thelbit, por nuk arrin të gjejë fjalën e duhur:

“Lëvizja e Ramës është një lëvizje politike—ai fton arkitektët më të mirë të Evropës për të projektuar. Dhe në momentin që dikush është kundër teje ose dëshiron të ankohet për atë që ti po bën, ti mund të lash duart duke thënë: ‘Shikoni, unë thirra arkitektët më të mirë. Kush jeni ju që të gjykoni atë që bën arkitekti më i mirë?’ Pra është edhe një çështje ë… ëë… ëëë… Si të them, ëëë?”

…”Propagandë ” Kjo është fjala që Mateo po kërkon me aq dëshpërim por nuk e gjen dot.

Gjuha shkon atje ku dhemb !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.