E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del dokumenti, Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK-së (FOTO)
Lajme

Del dokumenti, Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK-së (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish publikisht Dritan Goxhajn, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një ditë pasi ky i fundit bëri publike kërkesat e protestuesve që prej javësh kërkojnë largimin e qeverisë.

Në reagimin e tij, Rama publikoi një dokument që, sipas tij, i ishte dërguar nga burime të paidentifikuara, ku pretendohej se Goxhaj kishte refuzuar të merrte pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës. Kryeministri shkoi më tej në akuzat e tij, duke e cilësuar Goxhajn me etiketime të forta dhe fyese.

Megjithatë, një dokument tjetër i bërë publik së fundmi duket se rrëzon këto pretendime. Sipas këtij materiali, Dritan Goxhaj ka shërbyer në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga 1 marsi i vitit 1999 deri në përfundim të luftës.

Në dokument thuhet se ai ka mbajtur detyrën e komandantit të një batalioni gjatë periudhës së konfliktit, duke konfirmuar përfshirjen e tij aktive në luftën e Kosovës.

auto_dcaea492-a420-4aad-b79e-95af6a9646f91782215505

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.