E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del fotoja, ky është Besim Sherifi që u arrestua te Liqeni i Thatë
Flash

Del fotoja, ky është Besim Sherifi që u arrestua te Liqeni i Thatë

Prej 10 vitesh fshihej në Tiranë me identitet të rremë

Besim Sherifi dyshohet se për rreth një dekadë ka jetuar i fshehur në Tiranë, duke u prezantuar me identitet të rremë. Gjatë arrestimit, policia i sekuestroi dokumente në emër të një shtetasi kosovar, të cilat po verifikohen pasi ekzistojnë dyshime serioze se janë të falsifikuara.

Burime policore bëjnë me dije se rreth dy muaj më parë, strukturat operacionale kishin siguruar informacion se një person i shpallur në kërkim për vrasje po qëndronte në një apartament të marrë me qira në zonën e Liqenit të Thatë, në kryeqytet.

Pas kryerjes së veprimeve të para identifikuese, autoritetet shqiptare kontaktuan homologët në Maqedoninë e Veriut. Nga shkëmbimi i të dhënave u konfirmua se bëhej fjalë për 52-vjeçarin Besim Sherifi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë momentit të ndërhyrjes në banesë, Sherifi ka mohuar akuzat, duke pretenduar se ishte një tjetër person dhe se nuk kishte lidhje me ndonjë ngjarje kriminale. “Nuk jam personi që kërkoni, jam kosovar dhe nuk kam kryer vrasje”, mësohet të ketë deklaruar ai para efektivëve.

Megjithatë, ekspertiza e gjurmëve të gishtërinjve rrëzoi pretendimet e tij, duke vërtetuar identitetin e vërtetë të të arrestuarit. Sherifi akuzohet për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në vitin 2007, në fshatin Kopanicë të Shkupit, ku mbetën të vrarë tre persona.

Për këtë çështje, ndaj tij ishte vendosur masa e arrestit me burg në mungesë, ndërsa sipas legjislacionit penal të Maqedonisë së Veriut, vepra për të cilën akuzohet parashikon dënim deri në burgim të përjetshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.