E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del jashtë kontrollit zjarri në Vajkal të Bulqizës
Lajme

Del jashtë kontrollit zjarri në Vajkal të Bulqizës

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të mbrojtur banesat

Zjarri në fshatin Vajkal të Bulqizës ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa forcat në terren po luftojnë prej rreth 35 orësh për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Përhapja e tyre mund të rrezikojë banesat e fshatit.

Punonjës të Bashkisë Bulqizë, strukturat e Emergjencave Civile, Policia dhe shërbimet pyjore vijojnë ndërhyrjen, por terreni i vështirë e bën pothuajse të pamundur depërtimin e mjeteve zjarrfikëse në zonat e prekura.

Gjatë ditës së djeshme, një helikopter ndërhyri për disa orë nga ajri. Megjithatë, vatrat mbeten aktive në disa pika, duke vështirësuar kontrollin e situatës.

Sipas autoriteteve, dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Shkaku ende nuk është konfirmuar.

Ndërkohë, tymi i dendur ka përfshirë edhe qytetin e Bulqizës.

Përballë përhapjes së flakëve dhe rrezikut të mundshëm për banesat, autoritetet e Qarkut Dibër u kanë bërë apel strukturave përgjegjëse për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.