E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del nga shtrati lumin Ishëm në Fushë-Krujë, përmbyten tokat bujqësore
Lajme

Del nga shtrati lumin Ishëm në Fushë-Krujë, përmbyten tokat bujqësore

Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të natës kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të nivelit të lumit Ishëm në zonën e Fushë-Krujë, duke sjellë dalje nga shtrati dhe përmbytje në disa zona përreth.

lumi

Situata më problematike raportohet në fshatin Murqinë, ku lumi ka përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës. Sipërfaqe të tëra me kultura bujqësore ndodhen aktualisht nën ujë, ndërsa niveli i lumit mbetet i lartë për shkak të reshjeve të vazhdueshme.

3

Përmbytjet kanë krijuar vështirësi edhe për banorët. Një lagje e fshatit është izoluar plotësisht, pasi rruga hyrëse është bërë e pakalueshme për automjetet e zakonshme dhe mund të përshkohet vetëm me mjete të larta ose të specializuara.

permbytje4

Banorët shprehen të shqetësuar për përkeqësimin e situatës nëse reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet, ndërsa kërkojnë ndërhyrje për të shmangur dëme të mëtejshme në tokat bujqësore dhe në infrastrukturë.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë të kujdesshëm në zonat pranë lumit, për shkak të rrezikut nga përmbytje të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.