Denoncim: Policia Bashkiake në Lezhë gjobit nënat për hedhjen e mbeturinave jashtë orarit
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Publik.al nga qytetarë të Lezhës, të cilët ngrenë shqetësimin për mënyrën se si po aplikohen gjobat nga Policia Bashkiake në lidhje me hedhjen e mbeturinave.
Sipas denoncuesve, punonjës të Policisë Bashkiake po gjobisin edhe nëna të reja, pasi këto të fundit kanë hedhur mbeturinat jashtë orarit të përcaktuar nga bashkia. Ky veprim, sipas tyre, po krijon pakënaqësi dhe ndjesi padrejtësie, sidomos për familjarët që kanë vështirësi të respektojnë oraret fikse për shkak të angazhimeve të përditshme.
Qytetarët shprehen se nuk janë kundër rregullave për mbajtjen e pastërtisë në qytet, por kërkojnë më shumë fleksibilitet dhe mirëkuptim nga autoritetet, veçanërisht në raste specifike si ato të nënave me fëmijë të vegjël.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkia e Lezhës lidhur me këtë shqetësim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të rishikojnë mënyrën e zbatimit të këtyre masave.
Publik.al mbetet i hapur për çdo reagim nga institucionet përgjegjëse për këtë çështje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




