E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Deti në Karaburun mbushet me thasë mbeturinash
Denoncime

Denoncimi: Deti në Karaburun mbushet me thasë mbeturinash

Një tjetër akt i rëndë vandalizmi ndaj natyrës së virgjër shqiptare është denoncuar nga një pushues, i cili denoncuar ndotjen kriminale të detit në Gadishullin e Karaburunit.

Ai ka treguar se teksa po lundronte me gomone në zonën e mbrojtur midis Gjirit të Shën Andreas dhe Gjirit të Gramës, ka parë disa thasë të zinj mbeturinash në det. Pa hezituar ai ka marrë në gomonen e tij dhe kur i ka hapur ka parë që ishin me shishe birrash e kanaçe pijesh që persona të papërgjegjshëm pasi i kanë konsumuar kanë zgjedhur që të mos i marrin me vete mbeturinat, por t’i hedhin ato direkt në ujërat e detit.

I indinjuar nga kjo masakër që i bëhët bukurive natyrore të njërës prej zonave më të izoluara dhe të paprekura të bregdetit Jon, qytetari thotë se kjo është nje masakër e bastardëve të papërgjegjshëm.

Qytetari që ka dërguar denoncimin e ka cilësuar ngjarjen si një krim të hapur kundër mjedisit dhe natyrës, duke shprehur indinjatën e thellë për mungesën e ndërgjegjes qytetare dhe kontrollit në këto zona turistike të virgjëra që vizitohen çdo ditë nga qindra turistë vendas dhe të huaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.