Denoncimi: Erion Veliajn e kanë nxjerrë nga burgu 3 netë më parë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është nxjerrë nga burgu tre netë më parë dhe është dërguar në drejtim të paditur. Sipas Berishës, ky urdhër është dhënë nga kryeministri Edi Rama, për shkak se, siç thekson kryedemokrati, “është i tmerruar nga Erion Veliaj”.
Berisha shtoi më tej: “Ta nxjerësh tjetrin të kalamendur në 10-11 të natës dhe ta nisësh në drejtim të paditur është aktakuzë për Ramën”, duke ngritur dyshime mbi vendin ku u dërgua Veliaj dhe nëse ekzistonte autorizim për nxjerrjen e tij nga qelia.
“E nxorën nga burgu para 3 ditësh, në drejtim të paditur. Sa është e vërtetë vetëm muret e burgut e dinë, Gossip i kësaj ndërtese këtë thotë, Rama është i tmerruar nga Erion Veliaj. Ta nxjerësh tjetrin të kalamendur në 10-11 të natës dhe ta nisësh në drejtim të paditur është aktakuzë për Ramën. Ku shkoi? Mori apo jo autorizim?”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



