Një deklaratë e fortë nga gazetari Basir Çollaku ka trazuar opinionin publik, duke ngritur pikëpyetje dhe duke shkaktuar reagime të shumta në një qytet të jugut të vendit.
Sipas asaj që ai bën të ditur në rrjetet sociale, një drejtues vendor dyshohet se është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë seksualisht të transmetueshme, SIDA. Në të njëjtin reagim, përmenden edhe pretendime për raste të tjera të mundshme të lidhura me këtë situatë, çka ka rritur ndjeshëm shqetësimin mes qytetarëve.
Megjithatë, deri në këto momente, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga institucionet shëndetësore apo autoritetet vendore që të mbështesë këto pretendime.
“Një kryebashkiak në jug, është diagnostikuar me SIDA, sëmundje seksualisht e transmetueshme. Burime serioze shumë të besueshme bëjnë me dije se në këtë qytet njerëzit janë në panik. Flitet se janë infektuar disa punonjëse në këtë bashki dhe pastaj telashi shëndetësor është përhapur.
Virusi ka marrë qytetin…
Mazhorancë me vegla në dorë
Kujdes votën, prapë aty te SIDA…
Përtej shakasë kjo është një e vërtetë e hidhur !!!” shkruan Çollaku.
Ndërkohë, klima në qytet raportohet të jetë e tensionuar, me qytetarë që kërkojnë transparencë dhe sqarime të menjëhershme.







