E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Licenca e kazinosë në “Air Albania”, në shkelje të ligjit
Denoncime

Denoncimi: Licenca e kazinosë në “Air Albania”, në shkelje të ligjit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim të fortë publik, duke e cilësuar si një nga aferat më të rënda të qeverisë dhënien e licencës për kazino në kompleksin Air Albania. Sipas tij, ky proces është zhvilluar në kundërshtim të hapur me ligjin dhe në favor të personave që ai pretendon se kanë lidhje të drejtpërdrejta me Olsi Ramën.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se kemi të bëjmë me një çështje që, sipas tij, “tejkalon çdo lloj imagjinate”, ndërsa ngriti akuza të drejtpërdrejta ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë me aktivitetet e lojërave të fatit dhe me bizneset e call-centerave.

Sipas kreut të opozitës, objekti i njohur si “kulla e Air Albania”, i kundërshtuar prej tyre që në fazën e ndërtimit, tashmë po shoqërohet me një aktivitet që ai e konsideron të paligjshëm. Ai pretendon se licenca për kazino është dhënë mbi bazën e një dokumentacioni që, në rrethana normale, nuk do të ishte pranuar nga autoritetet përkatëse.

Berisha deklaroi se përfituesit e kësaj licence janë persona që, sipas tij, veprojnë si “prestanome” të Olsi Ramës, duke ngritur dyshime të forta mbi transparencën dhe ligjshmërinë e gjithë procesit.

Gjithashtu, ai njoftoi se Partia Demokratike do të publikojë një investigim të detajuar, të përgatitur nga Belind Këlliçi dhe një grup ekspertësh, i cili synon të dokumentojë dhe argumentojë akuzat lidhur me mënyrën se si është dhënë kjo licencë.

“Sot jemi këtu për të paraqitur para medieve dhe opinionit publik shqiptar një nga aferat më të padëgjuara, një aferë që tejkalon çdo lloj imagjinate. Por natyrisht, jo në narkoshtetin e Edi Ramës, ku veprimtaria e familjarëve të tij tashmë është bërë e njohur për publikun.

Është bërë e qartë për të gjithë pasioni i Olsi Ramës për lojërat e fatit dhe për call-centerat, pra për të gjitha mënyrat e mundshme të përfitimit në kurriz të qytetarëve. Një etje e pangopur.

Siç kam deklaruar edhe më parë, lidhja e tij me grupin e Xibrakës është ndër më të rëndat në aspektin kriminal. Sot rikthehet në vëmendje ajo që dikur e kam quajtur ‘kulla Kristaq Rama’ apo ‘kulla e Air Albania’.

Ne e kemi denoncuar ndërtimin e saj që në fillim, por siç thotë populli, dardha e ka bishtin mbrapa. Po aq sa është e paligjshme kulla, po aq e paligjshme është edhe aktiviteti i saj dhe dhënia e licencës për kazino, me dokumente që nuk do të pranoheshin kurrë në kushte normale, nëse përfituesit nuk do të ishin prestanome të Olsi Ramës.

Ju ftoj të ndiqni ekspozenë e investigimit të realizuar nga Belind Këlliçi dhe grupi ynë i ekspertëve për këtë aferë që, e theksoj sërish, tejkalon çdo lloj imagjinate”, u shpreh Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.