E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi/ Rruga 8 Dhjetori në gjendje katastrofike, Bashkia hesht
Denoncime

Denoncimi/ Rruga 8 Dhjetori në gjendje katastrofike, Bashkia hesht

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Publik.al nga një qytetar i Fierit, i cili ka dërguar edhe një foto nga gjendja e rënduar e rrugës 8 Dhjetori.

Sipas qytetarit, rruga ku kalojnë çdo ditë banorët e zonës është në gjendje mjaft të keqe dhe pavarësisht ankesave të përsëritura pranë Bashkisë, nuk është ndërmarrë asnjë masë për përmirësimin e saj.

“Rruga 8 Dhjetori në Fier është në gjendje katastrofike. Kalojmë çdo ditë dhe nuk shohim asnjë përmirësim, pavarësisht ankesave të bëra pranë Bashkisë,” shkruan qytetari në denoncimin e tij, i cili bashkëngjitur ka dërguar edhe foto që tregojnë gropat e shumta dhe amortizimin e rrugës.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale për rikonstruksionin e rrugës, pasi situata po krijon rrezik për automjetet dhe këmbësorët që kalojnë në këtë segment rrugor.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.