E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit
Lajme

Denoncimi: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit

Partia Demokratike e Shqipërisë ka denoncuar publikisht ndërtimin e një resorti në Gjirin e Manastirit, duke ngritur shqetësime për ndikimin në trashëgiminë kulturore dhe mjedisore të zonës.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se projekti po zhvillohet brenda Parkut Kombëtar të Butrintit, duke ngritur dyshime për ndërhyrje të qëllimshme në procesin shkencor arkeologjik në favor të interesave private.

Sipas saj, ndërtimi ka transformuar ndjeshëm zonën e Gjirit të Manastirit – një hapësirë natyrore që ndan Detin Jon nga Liqeni i Butrintit – dhe mund të ketë dëmtuar potencialin arkeologjik, përfshirë edhe një zbulim të bërë në vitin 2010.

PD i referohet gjithashtu një investigimi të Qendra Amfora, sipas të cilit kompania zhvilluese, me status investitori strategjik, nuk ka respektuar monitorimin arkeologjik.

Në deklaratë theksohet se projekti është konstatuar në shkelje edhe nga një vlerësim i UNESCO-ICOMOS, duke shtuar shqetësimet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në një nga zonat më të rëndësishme historike të vendit.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD:

Ndërtimi i resortit në zonën e Manastirit, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ngre dyshime serioze për ndërhyrje të qëllimshme në procesin shkencor arkeologjik, me synim favorizimin e interesave private.

Ndërtimi i këtij resorti transformoi përgjithmonë Gjirin e Manastirit, që ndan Detin Jon me Liqenin e Butrintit dhe nga ana tjetër shkatërroi potencialin arkeologjik të zonës, përfshirë një zbulim të vitit 2010.

 

Sipas të dhënave të bëra publike nga investigimi i Qendrës ‘Amfora’,

https://amfora.al/resorti-tek-gjiri-i-manastirit-shkaterroi-potencialin-arkeologjik-te-parkut-te-%20butrintit/?fbclid=IwY2xjawFU1fpleHRuA2FlbQIxMAABHT0YTydU4xmYv5gGLAopjVi20qL9WetvDhUbaQNxcLTJQi3gxgTCDHNNQQ_aem_-phMG7UzUpr0l5IlQ61Y3A

Kompania zhvilluese me stratusin e investitorit strategjik, nuk respektoi monitorimin arkeologjik, gjithashtu u gjet në shkelje nga një vlerësim i UNESCO-ICOMOS.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.