E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Deputetët në panik nga SPAK, flenë më dritë ndezur dhe rroba veshur”
Lajme

“Deputetët në panik nga SPAK, flenë më dritë ndezur dhe rroba veshur”

Deklarata e fortë e gazetarit

Gazetari Lavdrim Lita deklaroi se reforma në drejtësi dhe ngritja e institucioneve të reja të sistemit janë rezultat i drejtpërdrejtë i vendimmarrjes politike dhe i votës së deputetëve në Kuvend. I ftuar në A2 CNN, ai theksoi se sot një pjesë e politikës që e miratoi reformën po ndjen pasojat e funksionimit të saj.

Sipas Litës, ndryshimet kushtetuese dhe krijimi i strukturave të reja të drejtësisë janë miratuar nga vetë klasa politike, ndërsa aktualisht shumë prej përfaqësuesve të saj ndihen të kërcënuar nga hetimet dhe procedimet e organeve të reja të drejtësisë.

Ai theksoi se reforma nuk ka qenë pa probleme, sidomos në procesin e vetingut, ku sipas tij ka pasur edhe largime të padrejta nga sistemi, por edhe përjashtime të justifikuara për shkak të pasurisë apo shkeljeve të tjera.

Megjithatë, gazetari vlerësoi se ngritja e SPAK dhe e Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sjellë një ndryshim të dukshëm në trajtimin e zyrtarëve të lartë dhe çështjeve të korrupsionit në Shqipëri. Sipas tij, këto institucione kanë bërë të mundur që figura të rëndësishme politike dhe administrative të përballen realisht me ligjin, gjë që më parë ishte e paimagjinueshme.

Lita shtoi se për çdo problematikë të brendshme në sistem ekzistojnë mekanizma mbikëqyrës, si Inspektori i Lartë i Drejtësisë, të cilët monitorojnë funksionimin e institucioneve dhe garantojnë përgjegjshmëri.

“Nuk e kam ndryshuar unë Kushtetutën që ka futur një mish të huaj si UMN-ja në Kushtetutën e Shqipërisë. Nuk i kam bërë unë që 140 deputetë votuan ngritjen e institucioneve të drejtësisë. Reformën nuk e kam bërë unë. Ata që duhet të mbajnë përgjegjësi janë ata që sot kanë veshur ‘brekët e hekurit’ nga frika e SPAK-ut që po i kafshon dhe po u shkon deri tek krevati. Shumë prej tyre flenë me dritë të ndezur dhe me rroba veshur, sepse kanë frikë.

Reforma në drejtësi ka problematika. Ka pasur problematika sistemi i vetingut. Ka njerëz që janë padrejtësisht të larguar nga sistemi. Por ka edhe nga ata që meritonin të largoheshin, sepse shisnin drejtësinë dhe nuk dinin se sa pasuri kishin vënë dhe ku i kishin shtëpitë. Duke filluar nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, i cili u largua nga sistemi se nuk dinte si e kishte atë apartamentin.

Pa këtë SPAK, pa këtë GJKKO dhe pa apelin e GJKKO-së ne nuk do të kishim masa izolimi apo arrestimi për ish-presidentë të republikës, kryetarë bashkie, ish-ministra, zyrtarë të lartë, të cilët më parë i bënin ‘bye-bye’ prokurorëve dhe gjykatësve. Disa prej tyre hanin dreka e darka në qendër të Tiranës duke sfiduar drejtësinë dhe moralin e shoqërisë,” tha gazetari Lita.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.