M’u drejto me emër mua! Ti kujto se ta fal…
Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji, i zgjedhur deputet i PD nga lista e hapur e Durrësit në zgjedhjet e 11 Majit, dëshmoi sot në GJKKO në gjyqin ndaj Plaurent Dervishaj i ekstraduar nga Dubai.
Pasi tregoi se të shtënat ndaj automjetit ku udhëtonte ai së bashku me shoferin Andi Maloku, i cili humbi jetën dhe Aleksandër Lahon (i njohur si Rrumi i Shijakut) zgjatën rreth 10 sekonda ndërsa ndaj tyre u shkrehën me dhjetëra plumba, Ndoji do të përballej direkt me Plaurent Dervishajn.
Gjatë seancës, përfaqësuesit e SPAK e pyetën ish-prokurorin edhe për lidhjen e tij me ish-deputetin Halit Valteri.
“E njoh si figurë publike,” tha Ndoja.
“Madje e përshëndeta edhe sot. Ka publikuar një video në Kuvend, ku sipas tij janë autorët e atentatit ndaj meje. Nuk e di a janë vërtet ata, nuk kam dijeni. Kam pyetur edhe Basir Meçen, babain e Julian Meçes që është i pandehur në këtë proces. I thashë: ‘A është e vërtetë kjo? Është shumë e rëndë. Të kam ndonjë borxh unë ty? Ke një djalë merre dhe çoje jashtë Shqipërisë. Nëse është i lidhur me atë tjetrin, është thjesht ushtar.’”
Në këtë moment, ka ndërhyrë nga salla i pandehuri Plarent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “M’u drejto me emër mua!”
Debatet në sallën e gjyqit:
Arjan Ndoj: Në lidhje me dosjen e gjetura në makinën time kur jemi qëlluar, jam pyetur në SPAK. Janë materiale që i takonin një avokati, nuk kam lidhje unë me ato dosje.
Plaurent Dervishaj: Atentati yt është politik, the se ndoshta atentatin e kam marrë nga Erion Braçe, meqë po thua mos ndoshta ka qenë politike.
Arjan Ndoj: Në lidhje me ty më kanë ardhur shumë informacione, por nuk jam i bindur, nëse të kam një gjë borxh dhe ti e mendon se e kam borxh. Ti mendon se të kesh gisht tek atentati yt unë ta fal ty.
Julian Meçaj: Kur iu kanë ardhur letrat anonime për ngjarje keni qenë prokuror, pse nuk i keni dorëzuar letrat në prokurori?
Arjan Ndoj: Jo.
Prokurori: A mendoni se deklaratat e kryeministrit dhe zv. kryeministrit kanë ndikur në atentatin tuaj.
Arjan Ndoj: Nuk e di!
Avokati i Meçajt: Si e shlyeni borxhin që përmendët?
Julian Meçaj: Je nul në të gjithë veriun, ke prerë leshtë e trafikantëve. Të kam unë borxh si do ma shlyesh?
Plaurent Dervishaj: Ja më ke mua borxh si do ma shlyesh?
Arjan Ndoj: Më thuaj çfarë borxhi, të them si do e shlyej.
Plaurent Dervishaj: Herës tjetër na sillni një gjinekolog të na kontrollojë, jemi burra apo jo. Jashtë emrat nuk i përmend me emra, përmendi këtu në sallën e gjyqit. Në burg nuk jam pa emër unë.