E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha :Arkend Balla, Sara Mile, dhe të tjerë morën 130 mijë vota
Lajme

Berisha :Arkend Balla, Sara Mile, dhe të tjerë morën 130 mijë vota

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një tjetër konferencë për shtyp nga selia blu, ku ka vazhduar akuzat e forta ndaj procesit zgjedhor të 11 majit, të cilin e ka cilësuar si një farsë të mirëorganizuar nga Partia Socialiste.

Në deklaratën e tij, Berisha ka drejtuar gishtin ndaj disa prej deputetëve të rinj të mazhorancës, duke i cilësuar si “deputetët e karteleve”.

“Vota vdiq pa hyrë në kuti, kjo është farsa elektorale. Këto janë elementët që tregojnë se si Arkend Balla, Sara Mile, Besa Spaho dhe të tjerë morën 130 mijë vota. Deputetët e karteleve,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, përveç manipulimeve në procesin e votimit, janë përdorur edhe forma të ndryshme të blerjes së votës.

“Po vërtetohet tashmë edhe dimensioni tjetër: blerja e votës përmes prokurimeve publike, shpërndarjes së 100 eurove për pensionistët dhe mbjelljes së 100 milionë rrënjë kanabis në territor për qëllime elektorale,” akuzoi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.