Deputeti i PD-së: Sistemi i drejtësisë në kolaps/ Ja kush është përgjegjës
I ftuar në “Intervistë” në Ora News, deputeti i partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, duke kometuar mbarimin e mandatit të Prokurorit Llalla dhe zgjedhjen e prokurorit të ri, është shprehur se Rama kërkon të zgjedhë kryeprokurorin e përgjithshëm pa veting me vetëm 36 vota.
Sipas Bylykbashit Rama kërkon ta zgjedhë prokurorin në mënyrë jolegjitime që ta ketë nën udhëheqjen e tij për të mbyllur dosjet që kanë implikuar Ramën dhe ministrat e tij në aferat e drogës dhe krimit.
“Rama synon mbylljen e dosjeve dhe me pushtetin që do të ketë ky prokuror i përkohshme, ka të drejtën legjitime të mbyllë dosjet që implikojnë Ramën dhe ministrat e tij në krim. Ky është qëllimi i tij. Objektivi për kapje të sistemit nga Rama ka bërë që i gjithë sistemi të hyjë në kolaps”, ka deklaruar Oerd Bylykbashi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



