Sara Mila është një vajzë e cila fitoi si deputete në listat e Partisë Socialiste, duke garuar fillimisht në platformën Deputeti që Duam. Sara ka qenë një vajzë që vjen nga fusha e medias, e cila i është përkushtuar punës, ambicieve dhe realizimit të dëshirave të saj.
Sara fitoi në qarkun e Elbasanit, duke qenë më e votuara, por pas kësaj fitore ka patur shumë sulme në rrjete, sulme të bëra pa asnjë fakt, thjesht fjalë të hedhura në ajër, nga njerëz të njohur apo të panjohur.
Së fundmi, deputetja Sara Mila i është përgjigjur postimit të gazetarit Flavio Qarri në Facebook. Teksa ai ka shkruajtur se Sara Milën kush e njeh veç familjes, deputetja ka publikuar bisedën me gazetaren e tij, e cila e ftonte në emisionin e Flavios. Përbri këtij postimi Sara shkruan: Kaq shpejt më harrove?
Diskutimi ka vazhduar më tej në komente, ku gazetari i njohur Flavio Qarri, i cili drejton emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, ka postuar disa foto ku tregon se Sara është ftuar nga gazetarja e tij, duke treguar edhe versionin e tij të kësaj historie.