E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e njohur  Sara Mila debat me  gazetarin  Flavio Qarri: Kaq shpejt më harrove?
Flash

Deputetja e njohur Sara Mila debat me gazetarin Flavio Qarri: Kaq shpejt më harrove?

Sara Mila është një vajzë e cila fitoi si deputete në listat e Partisë Socialiste, duke garuar fillimisht në platformën Deputeti që Duam. Sara ka qenë një vajzë që vjen nga fusha e medias, e cila i është përkushtuar punës, ambicieve dhe realizimit të dëshirave të saj.

Sara fitoi në qarkun e Elbasanit, duke qenë më e votuara, por pas kësaj fitore ka patur shumë sulme në rrjete, sulme të bëra pa asnjë fakt, thjesht fjalë të hedhura në ajër, nga njerëz të njohur apo të panjohur.

Së fundmi, deputetja Sara Mila i është përgjigjur postimit të gazetarit Flavio Qarri në Facebook. Teksa ai ka shkruajtur se Sara Milën kush e njeh veç familjes, deputetja ka publikuar bisedën me gazetaren e tij, e cila e ftonte në emisionin e Flavios. Përbri këtij postimi Sara shkruan: Kaq shpejt më harrove?

IMG 6633

Diskutimi ka vazhduar më tej në komente, ku gazetari i njohur Flavio Qarri, i cili drejton emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, ka postuar disa foto ku tregon se Sara është ftuar nga gazetarja e tij, duke treguar edhe versionin e tij të kësaj historie.

IMG 6634

IMG 6635

IMG 6636

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.