Dështon sërish Spak për kapjen e Talo Çelës, i shumëkërkuari zhduket nga dy banesat
Një tjetër operacion i Spak për kapjen e Talo Çelës ka dështuar. Ndërhyrja policore për kapjen e Talo Çelës, i akuzuar për disa ngjarje të rënda, është kryer në zonën mes fshatrave Sinaballaj dhe Karrinë të Rrogozhinës, raporton oranews.
Mësohet se aksioni i SPAK dhe prokurorisë së Elbasanit, është zhvilluar në dy banesa.
SPAK ka marrë informacione në rrugë operative se Talo Çela, fshihej në banesën e Lefter J. dhe Besnik J, të cilët janë me vendbanim pikërisht në zonën ku ka qëndruar familjarisht për shumë vite dhe bashkëpuntori i prokurorisë, Nuredin Dumani.
ky i fundit, mik i Talo Çelës, është sot kundërshtari i tij, pasi po rrëfen gjithçka për të. Megjithatë të gjitha përpjekjet për kapjen e Talo Çelës kanë dalë huq.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



