Detaje nda plagosja me armë në Sarandë
Qyteti i Sarandës është tronditur nga të shtënat me armë zjarri ditën e sotme.
Në lagjen nr.4, zona pranë stadiumit, janë dëgjuar të shtëna me armë, teksa paraprakisht dyshohet për dy persona të plagosur.
Sipas burimeve, të plagosurit janë identifikuar si Ernes Lama 24 vjeç dhe Gëzim Hoxhaj 32 vjeç.
Të dy kanë përfunduar në spital dhe po marrin trajtim shëndetësor. Nuk ka akoma të dhëna mbi dinamikën e krimit, nëse kemi të bëjmë me një sherr të çastit apo për ndonjë atentat të mundshëm.

Njëri është Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjeç, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, aktualisht në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”. Konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë.
Në kërkim është shpallur edhe Erjon Canaj, 35 vjeç, vëllai tij. Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta, por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë.
Mbi ngjarjen reagoi edhe policia. Ajo bën me dije se ata do të dërgohen drejt Tiranës për ndihmë të specializuar pasi gjendja nuk është shumë e mirë.
“Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha policia.
Ngjarja e rëndë ndodh në mes të sezonit, në një prej qyteteve më të frekuentuara gjatë verës në vendin tonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



