E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje të reja nga dosja e AKSHI-t, sekuestrime të mëdha në cash
Lajme

Detaje të reja nga dosja e AKSHI-t, sekuestrime të mëdha në cash

500 euro të fshehura në kuti vere

Mbi 10.6 milionë euro me janë paguar nga disa kompani, në llogaritë e kompanisë ‘EA Solution’ të Ergys Agasit, përfshirë dhe rreth 1 milion € verëra të shtrenjta. Pagesat janë bërë formalisht për shërbime të ndryshme, por siç rezulton nga hetimet, ato ishin në të vërtetë shpërblim i dhënë për fitimin e tenderëve të AKSHI-t, falë lidhjeve të ngushta që Agasi kishte, sipas SPAK, me drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, dorëhequr pas marrjes së saj si e pandehur.

Dosja e AKSHI-t, në muajin shkurt të këtij viti, u shtua me 4 emra të tjerë personash që janë përfshirë në listën e të hetuarve.

Konkretisht ish-nëndrejtori Daniel Shima, Arjola Koromani, administratorja e kompanisë ‘Soft&Solution’, në pronësi të Ermal Beqirit, krahut të djathtë të Ergys Agasit, si edhe Gentian Likaj dhe Emirton Suli.

Përveç tyre edhe janë hetuar 7 kompani të lidhura me tenderët e AKSHI-t.

Akuzat janë ato të “Shkelje e barazisë në tenderë” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Lidhur me të ardhurat e paligjshme të përfituara në formë korruptive nga e hetuara Mirlinda Karçanaj, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, të cilat të analizuara në harmoni me njëra-tjetrën bëjnë të besohet fakti se ajo ka përfituar nga shtetasi Daniel Shima vlerën prej 200.000 (dyqind mijë) euro në mënyrë indirekte nga shtetasja Arjola Koromani

Në disa raste ka marrë “kuti vere” të mbushura me kartëmonedha euro të prerjeve 100, 200 dhe 500.

Si dhe ka përfituar nga persona të tjerë të lidhur me shtetasit Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.

Ku përmendim blerjen e tre pasurive të paluajtshme, dy në Tiranë dhe një në Qerret, me qëllim favorizimin e shoqërisë “Soft & Solution” apo dhe kompanive të tjera në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga institucioni që ajo drejtonte (AKSHI). Kujtojme se vete kryeministri Rama deklaronte se Mirlinda Karçanaj jetonte ne shtepi me qera, nderkohë qe SPAK i ka sekuestruar vila dhe prona miliona euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.