E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETAJET/ Atentati në Rinas, 15 persona të shoqëruar
Lajme

DETAJET/ Atentati në Rinas, 15 persona të shoqëruar

Detaje të reja janë zbuluar mbi atentatin e ndodhur dy ditë më parë në Rinas, ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Mësohet se Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja. Shoqëruesi i tij, punonjësi i Policisë së Shtetit, Muçi Shaljani (Sheqeri), vazhdon të jetë i intubuar në Spitalin e Traumës pas plagëve të rënda që përfshijnë 10 plumba në trup, dy prej të cilëve në kokë.

Sipas informacioneve, makina e përdorur nga autorët rezulton të ketë targat greke dhe të jetë vjedhur në Greqi në tetor të vitit 2022. Një orë pas atentatit, makina u gjet e djegur në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

Deri tani janë shoqëruar të paktën 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre para grupit hetimor.

Që pas ngjarjes, policia ka kryer kontrolle në disa zona të Tiranës, Kamzës, Niklit dhe Fushë-Krujës, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. Hetimet vazhdojnë intensivisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.