E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet tronditëse të aksidentit fatal, makina ishte me 300 km/h
Lajme

Detajet tronditëse të aksidentit fatal, makina ishte me 300 km/h

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një vajze 18-vjeçare mbrëmjen e së mërkurës në Durrës, në zonën e njohur si Ura e Dajlanit, pasi një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e përplasjes fatale, përveç humbjes së jetës së pasagjeres së re, janë plagosur edhe drejtuesi i mjetit si dhe dy këmbësorë që ndodheshin pranë zonës së aksidentit. Të lënduarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gazetarja e Durrësit, Klodiana Haxhiaj, raporton se paraprakisht dyshohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë dhe drejtuesi nuk ka arritur të kontrollojë timonin, çka ka çuar në aksidentin tragjik.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 22:15 të datës 15 janar 2026, në lagjen nr. 4 të qytetit, automjeti që drejtohej nga një 26-vjeçar nga Fieri ka rënë nga ura e Dajlanit. Si pasojë, pasagjerja 18-vjeçare humbi jetën në vend, ndërsa shoferi dhe dy këmbësorë, të moshës 33 dhe 35 vjeç, mbetën të plagosur.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.