Dhëndri dhe vajza e Donald Trump zbarkojnë në Vlorë
Në kushte të forta sigurie, Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ivanka Trump dhe një delegacion përfaqësuesish.
Vizita po zhvillohet në zonën e Ujit të Ftohtë, një prej pikave më të njohura të qytetit, ku është parashikuar një takim me një studio arkitekturore.

Gjatë këtij takimi pritet të diskutohen detaje teknike që lidhen me konceptin e projektit, fazat e realizimit dhe investimin e planifikuar në ishullin e Sazanit.
Burime pranë organizimit bëjnë me dije se agenda e Kushner është e kufizuar dhe nuk përfshin takime me përfaqësues të pushtetit lokal apo autoritete të tjera, duke e mbajtur vizitën të fokusuar vetëm në aspektet profesionale dhe investuese të projektit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



