E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhuna në qeli është turpi i uniformës dhe kthimi në Mesjetë!
Lajme

Dhuna në qeli është turpi i uniformës dhe kthimi në Mesjetë!

Këta zagarë të zellshëm të policisë a të burgjeve, kushdo qofshin, që rrahin njerëzit e ndaluar, duhen zhdukur një herë e mirë nga detyrat publike, pa asnjë të drejtë apelimi.

Sot doli lajmi se kanë rrahur egërsisht një nga protestuesit në qeli dhe më pas e kanë dërguar në spital. Imagjinoni se deri në çfarë mase e kanë dhunuar!
Këta maskarenj janë një turp i madh për uniformën dhe për shtetin. Ata duhen përjashtuar përjetësisht nga shërbimi publik, madje meritojnë t’u pështyhet surrati sa herë që guxojnë të dalin rrugëve.

A e keni ndaluar personin? Kaq është e gjithë detyra që ju ngarkon ligji! Madje, edhe këtë jua ka lënë me kushtëzim, sepse është vetëm gjykata ajo që vendos nëse personi i ndaluar duhet të qëndrojë në qeli apo duhet të lihet i lirë.

Bota i ka ndaluar torturat që nga Mesjeta, madje edhe për kriminelët më të rrezikshëm, ndërsa këta tanët marrin e rrahin njerëz nëpër burgje.

Dhe pastaj del ai e thotë se “monopolin e dhunës e ka shteti”. Ja, ky është shteti i tij: një grup larosh që dhunojnë qytetarët e vet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.