E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunë ndaj 75-vjeçares, akuza të forta për fshehje provash
Lajme

Dhunë ndaj 75-vjeçares, akuza të forta për fshehje provash

Një denoncim i fortë publik është bërë nga avokati Arben Llangozi, i cili akuzon efektivë të policisë për dhunë ndaj një gruaje 75-vjeçare, si dhe për përpjekje për të fshehur provat e ngjarjes.

Sipas tij, para ndërhyrjes së policisë në banesë, është ndërprerë energjia elektrike, çka ngre dyshime se ky veprim mund të jetë bërë qëllimisht për të penguar regjistrimin e ngjarjes nga kamerat e sigurisë. Megjithatë, në banesë ndodheshin edhe kamera të lidhura me panele diellore, të cilat kanë vijuar të regjistrojnë gjithë skenën.

Në pamjet dhe dëshmitë e përmendura nga avokati, dëgjohen efektivët teksa përdorin gjuhë të ashpër, duke thënë “ngrije me shqelma” në adresë të të moshuarës. Sipas pretendimeve, ajo është dhunuar nga vetë uniformat blu gjatë ndërhyrjes.

Llangozi thekson se rasti nuk përbën thjesht një incident të izoluar, por ngre dyshime për një veprim të organizuar, për shmangie të provave dhe për përdorim të uniformës si mjet presioni ndaj qytetarëve. Ai e cilëson situatën si një “alarm publik”, duke vënë në pikëpyetje standardet e ndërhyrjeve policore dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

“Një grua 75-vjeçare nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë. Problemi bëhet edhe më i rëndë kur dhuna pretendohet se vjen nga ata që kanë detyrën të mbrojnë qytetarët,” shprehet ai.

Avokati u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë rastin në mënyrë të plotë dhe transparente, ndërsa thekson se mënyra se si trajtohen qytetarët më të pambrojtur është tregues i funksionimit të shtetit ligjor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.