Kunati i Gys Agasit dhunon në ambientet IKMT-së, Fatmir Meta!
Dhunë në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, përplasje mes drejtuesve
Një incident i rëndë është raportuar në ambientet e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku dy drejtues institucioni dyshohet se janë përfshirë në një konflikt fizik.
Sipas burimeve nga IMT, përplasja ka ndodhur mes Fatmir Metës, drejtor i Ekzekutimit të Vendimeve, dhe Klesti Çelës, drejtor i Mjedisit i njohur dhe si kunat i Ergys Agasit. Një punonjes ishte ne vendin e ngjarjes dhe i tha gazetarit tone se konflikti ka nisur me një debat verbal lidhur me një grup inspektimi për çështjen e dherave, ndërsa një ditë më pas situata ka degraduar në dhunë fizike brenda ambienteve të institucionit.
Gjatë incidentit janë përdorur edhe tyta pistolete për kërcënim, ndërsa Meta dyshohet se është goditur nga Çela dhe persona të tjerë që e shoqëronin. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Klesti Çela është kunati i Ergys Agasit, ndërsa pas incidentit mësohet se ai ka shkuar në zyrën e Afrim Qendros, ku ka kërkuar dorëheqjen.
Nje vendim gjykate tregon i statusin ligjor të Fatmir Metës, ai edhe disa punonjës të tjerë të IMT-së, rezultojnë të dënuar nga Gjykata e Durrësit që prej muajit korrik.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga IKMT apo nga palët e përfshira. Pritet që rasti të hetohet nga organet kompetente për të sqaruar përgjegjësitë dhe rrethanat e plota të incidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





