Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë
Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, është dhunuar në orët e para të mëngjesit pas një konflikti fizik me disa persona.
Sipas informacioneve paraprake, Bakalli është përfshirë në një përplasje me disa persona, gjatë së cilës dyshohet se është goditur dhe ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Pas incidentit, ai është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se Bakalli kishte hematoma në zonën e syrit, si dhe dëmtime të tjera. Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, ai është larguar nga ambientet e spitalit.
Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë çuar në konflikt dhe as dinamika e plotë e përplasjes.
Policia ka nisur hetimet për dokumentimin e ngjarjes, zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.
Mateo Bakalli është emëruar në muajin korrik në detyrën e zëvendësshefit të Komisariatit dhe shefit të Krimeve në Sarandë. Më herët, ai ka mbajtur detyrën e shefit të agjentëve në Komisariatin nr. 1.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



