Digjet gjatë natës një kamion pranë Tunelit të Skërficës
Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes në aksin rrugor Delvinë–Kardhiq. Bëhet fjalë për një mjet tip “Man” me targa AA 084 SL, i cili drejtohej nga shtetasi Leonard Budlla.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ndërsa ngjarja është regjistruar pranë Tunelit të Skërficës, në segmentin që lidh rrugën me fshatin Senicë, Delvinë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Po ashtu, në terren kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në mjet. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale./ Amelia Qirko
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



