Djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit
Indicenti te protesta
Një incident është shënuar gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme, duke rritur tensionet mes pjesëmarrësve dhe duke sjellë përplasje verbale dhe fizike.
Sipas informacioneve, djali i ish-deputetit socialist Paulin Sterkaj, teksa po kalonte pranë zonës së protestës i shoqëruar nga një qen pitbull, është përfshirë në një debat me një influencere të pranishme në tubim.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ai i është drejtuar asaj me fjalët: “E ke lexuar Aristotelin ti që del në protestë?”, ndërsa influencerja i është përgjigjur: “Po.” Situata ka vijuar me tone më të ashpra, ku sipas dëshmitarëve, ai ka ofenduar edhe turmën e protestuesve, duke përdorur gjuhë fyese dhe duke shprehur mbështetje politike me thirrje provokuese.
Pas përshkallëzimit të situatës, i riu është larguar me vrap nga zona, ndërsa disa protestues i janë vënë në ndjekje. Megjithatë, ata janë rikthyer më pas në protestë, duke shmangur një përplasje më të rëndë.
Ndërkohë, gjatë protestës janë raportuar edhe momente të tjera tensioni, ku protestuesit janë konfliktuar fizikisht me persona të identifikuar si militantë politikë. Në disa raste ka ndërhyrë policia për të shpërndarë turmat dhe për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës.
Protesta vijon të mbetet e ngarkuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë marshuar drejt Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqje dhe duke artikuluar akuza të forta ndaj qeverisë dhe klasës politike në tërësi.
Ngjarjet e ditës së sotme vijnë në një klimë të nxehtë politike dhe sociale, ndërsa autoritetet pritet të reagojnë lidhur me incidentet dhe përgjegjësitë për përplasjet e regjistruara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



