Dje shkarkoi Ballukun, zbardhet lëvizja urgjente e Ramës
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një mbledhje të shkurtër me kabinetin qeveritar, e cila zgjati rreth 30 minuta.
Takimi vjen vetëm një ditë pas ndryshimeve të rëndësishme të bëra në qeveri. Sipas burimeve, në qendër të diskutimeve gjatë mbledhjes ka qenë situata e drejtësisë dhe zhvillimet e fundit që lidhen me hetimet ndaj zyrtarëve të lartë.
Riorganizimi i kabinetit solli disa ndryshime në poste kyçe të qeverisë. Belinda Balluku, e cila mbante detyrën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, është zëvendësuar nga Enea Karakaçi.
Ndërkohë, në krye të diplomacisë shqiptare Elisa Spiropali është zëvendësuar nga ish-ambasadori në OKB, Ferit Hoxha.
Po ashtu, në Ministrinë e Mbrojtjes Pirro Vëngu është zëvendësuar nga Ermal Nufi.
Këto lëvizje janë pjesë e një riorganizimi më të gjerë të kabinetit qeveritar, që sipas kryeministrit synon rritjen e efikasitetit të qeverisjes dhe përshtatjen me zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



