E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Do përjashtohet apo jo? FIFA merr vendimin për Izraelin
Sport

Do përjashtohet apo jo? FIFA merr vendimin për Izraelin

Duke marrë parasysh presionin gjithnjë në rritje për përjashtimin e Izraelit nga kompeticionet ndërkombëtare për shkak të luftës në Gaza, së fundmi ka ardhur edhe një vendim zyrtar. Për momentin, Kombëtarja e Izraelit dhe klubet e këtij vendi do të vijojnë të marrin pjesë në garat e UEFA-s dhe FIFA-s.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, deklaroi të enjten se organi qeverisës i futbollit ka për detyrë të promovojë paqen dhe unitetin, duke shtuar se nuk mund të zgjidhë çështje politike.

“Infantino theksoi rëndësinë e promovimit të paqes dhe unitetit, veçanërisht në kontekstin e situatës së vazhdueshme në Gaza,” thuhet në një njoftim për shtyp nga FIFA, ku nuk përmendet drejtpërdrejt Izraeli.

Aktualisht, kombëtarja izraelite po luan në kualifikueset për Kupën e Botës, ndërsa skuadra Maccabi Tel Aviv është e angazhuar në Europa League.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.