Doli nga Big Brother VIP, Ilir Vrenzoi zbulon vendimin për Ramën
Ilir Vrenozi vendosi të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5”, duke deklaruar se arsyeja lidhej me gjendjen e tij shëndetësore.
Megjithatë, një ditë më pas, gjatë një interviste televizive, Vrenozi – i njohur publikisht për bindjet e tij të hapura politike – foli për kontaktet që ka pasur nga radhët e Partisë Demokratike pas largimit nga reality show.
Sipas tij, i vetmi përfaqësues i PD-së që e ka kontaktuar ka qenë ish-deputeti Ervin Salianji. “Nga Partia Demokratike më ka marrë vetëm Ervin Salianji, i cili më tha ‘Bravo’. Askush tjetër,” u shpreh Vrenozi, duke shtuar se nuk është në dijeni të zhvillimeve të fundit politike dhe për këtë arsye nuk mund të japë komente të mëtejshme.
Ai zgjodhi gjithashtu të mos reagojë ndaj thirrjeve të Sali Berishës për grevë urie, duke theksuar se nuk është i informuar mbi këtë çështje.
Ndërkohë, ish-banori i “Big Brother VIP” përjashtoi kategorikisht mundësinë e një pjesëmarrjeje në podcast-in e kryeministrit Edi Rama. “A do të shkoj në podcast-in e Edi Ramës? Jo. Nuk dua as ta dëgjoj si fjalë,” deklaroi Vrenozi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



